Europarlamentari Elmar Brok: Çështja “Doshi”, shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë...

Europarlamentari Elmar Brok: Çështja “Doshi”, shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë nuk arrin

104
0
Shares

Megjithëse pjesa dërrmuese e draft-rezolutës së PE-së mbi Shqipërinë flet për dialog politik dhe kompromis mes palëve, në këtë takim nuk u paraqit asnjë deputet nga shumica qeverisëse. Kuvendi u përfaqësua vetëm me deputetin demokrat Bogdani, si dhe tre këshilltarët e grupeve kryesore politike.

E njohur tani si çështja “Doshi”, shton kërshërinë dhe kuriozitetin e parlamentarëve europianë, të cilët ndërsa presin përfundimin e hetimeve, nuk e fshehin skepticizmin dhe dyshimin për zbardhjen e saj.
Elmar Brok, kreu i Komitetit të Jashtëm i PE-së, ka qenë njëri nga skeptikët dhe dyshuesit.
“Jam shumë i interesuar të di se si do të shkojnë gjërat për këtë hetim në Shqipëri mbi akuzat apo çështjen ligjore, e në Shqipëri është edhe ky shembulli që qeveria fajëson opozitën për çfarë nuk arrin. Demokracitë në zhvillim nuk duhet të kenë nevojë për Brukselin. Nuk do të ndihesha rehat po të ndërhyja mes qeverisë dhe opozitës dhe nuk ka pse të ketë vend për ndërmjetësim nga ana jonë”, u shpreh Brok.
Rezervat e tij, Brok, i shprehu në ditën e dytë të seminarit të organizuar nga Parlamenti Europian, posaçërisht për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, ku morën fjalën dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar.
Gjatë këtij seminari, parlamentarët europianë, vërejtën përkeqësim të klimës politike në vendet e Ballkanit, çka shoqërohet nga ndërhyrjet në punët e gjyqësorit dhe të medias, duke cenuar lirinë e shprehjes. Eurodeputetët u treguan më të drejtpërdrejtë në ditën e dytë të seminarit të organizuar nga Parlamenti Europian, posaçërisht për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, ku morën fjalën dhe përfaqësuesit e delegacionit shqiptar.
Eduard Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë, tha se “kultura politike për vendet kandidate dhe ato potenciale për në BE, nuk është bojkoti i punës parlamentare. Kultura politike nuk është antagonizmi i kundërshtarit. Kultura politike nuk është akuza e pabazë. Kultura politike nuk është përgjimi i gjithë-përhapur ndaj qytetarëve. Kultura politike nuk është ndërhyrja ndaj institucioneve të pavarura. Kultura politike nuk është kultivimi i mjedisit autocensurues për gazetarët dhe shoqërinë civile”, theksoi ai.
Ndërsa Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE, nënvizoi: “Jam i sigurt se kolegët e PPE-së nuk po veprojnë mirë, si në Parlamentin Europian, ashtu dhe në Bundestag, por nuk më takon mua t’u tregoj se çfarë duhet të bëjnë ata. Qeveria dhe opozita duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të zgjidhur problemet me krimin apo median, nëse duan vërtet, por kjo më së pari duhet të ndodhë në Parlament. Në të kundërt, është njësoj si të paguash një shitëse që nuk paraqitet fare në dyqan”.
Megjithëse pjesa dërrmuese e draft-rezolutës së PE-së mbi Shqipërinë flet për dialog politik dhe kompromis mes palëve, në këtë takim nuk u paraqit asnjë deputet nga shumica qeverisëse. Kuvendi u përfaqësua vetëm me deputetin demokrat Bogdani, si dhe tre këshilltarët e grupeve kryesore politike, parlamentare.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY