Ndryshon akuza për Durim Bamin, nga “vrasje e mbetur në tentativë”, në...

Ndryshon akuza për Durim Bamin, nga “vrasje e mbetur në tentativë”, në “kallëzim të rremë”

94
0
Shares

Durim Bami nga sot do të hetohet për kallëzim të rremë dhe jo më për vrasje të mbetur në tentativë. Brenda afatit të përcaktuar nga ligji,  Prokuroria i ka kërkuar gjykatës rivlerësim të masës së sigurisë për një tjetër akuzë e cila parashikon gjobë deri në 5 vite burg.  Akzua i është komunikuar në qelitë e paraburgimit në burgun e Fushë-Krujës
Çështja Doshi e cila përfshiu në një proces figurat më të larta shtetërore, çoi Prokurorinë e Përgjithshme në kërkesën për arrestimin e dy deputetëve të Parlamentit.
Genc Gjokutaj, avokat deklaron se kjo çështje nuk duhet të përfshihet në rekordet kriminale të politikës.
Gjokutaj thotë se nga ana e Prokurorisë po veprohet gabim. Sipas interpretimit ligjore, vepra për të cilën dy deputetët dyshohet është kallëzim i rremë përpara prokurorit dhe se hetimet ndaj një vrasësi të penduar, siç është Durim Bami mund të konkludojnë njëri-tjetrin.
Sipas tij zgjidhja e kësaj çështje do devijojnë mjaft qëndrime nga të cilat mund të lindin dhe konflikte të parikuperueshme. Ai thotë se prokuroria duhet të jetë e kujdesshme në konkluzionet e saj hetimore përpara se dosja të delegohet për gjykim në Gjykatën e Lartë, duke u bazuar në prova dhe jo indice
Rrëzimi i kërkesës së Tom Doshit për pyetjen e Prokurorit të Përgjithshëm, për Gjokutajn duket se do të marrë një përgjigje gjatë gjykimit.
Një gjë është fakt, kjo çështje sipas juristeve që nuk ka gjasa të mbyllet me procedurë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY