Shtyhet mbledhja e Komisionit të dekriminalizimit, Bylykbashi: Çdo përpjekje për shtyrje, nuk...

Shtyhet mbledhja e Komisionit të dekriminalizimit, Bylykbashi: Çdo përpjekje për shtyrje, nuk ka për ta ndaluar këtë proces

77
0
Shares

Nënkryetari i Komisionit parlamentar të ligjeve, Oerd Bylykbashi deklaroi sot pas shtyrjes së mbledhjes së Komisionit për dekriminalizimin se vullneti i mazhorancës është në pikëpyetje për sa i përket këtij procesi. Ai tha se opozita është e vendosur për të ecur përpara dhe se nuk mund të ketë zgjedhje të 21 qershorit pa përmbylljen e procesit të dekriminalizimit.
“Sot kishim planifikuar mbledhjen e Komisionit për Dekriminalizimin. U detyruam ta shtyjmë për nesër me një kërkesë të z Balla, nënkryetar i Komisionit, për arsye të tij personale. Por mesa shoh sot, z Balla, për fat të keq ka bërë deklarime duke qenë në funksion dhe në detyrë, pavarësisht justifikimeve të tij. Ka bërë deklarime të cilat në fakt ngrejnë edhe njëherë pikëpyetje në lidhje me vullnetin e mazhorancës për të vazhduar me hap të sigurtë në këtë proces. Nuk mund të ketë asnjë justifikim apo alibi për shtyrje. Nesër do të jetë mbledhja e Komisionit, siç është rënë dakord, dhe nesër opozita do të bëjë propozimet e saj konkrete me amendamente konkrete për procesin e dekriminalizimit”, u shpreh Bylykbashi.
Duke komentuar edhe deklaratën e Taulant Ballës, Bylukbashi u shpreh i sigurt se, çdo përpjekje tjetër për shtyrje, nuk ka për ta ndaluar këtë proces.
“Uroj që kjo e sotmja e z. Balla të mos jetë pjesë e taktikave të deritanishme për zvarritjen e procesit. Një gjë është e sigurt, ne do të ecim me hap të vendosur dhe nuk mund të ketë zgjedhje të 21 Qershorit pa përmbylljen e procesit të dekriminalizimit. Nëse z. Balla ka vullnet duhet të na bashkohet pa asnjë hezitim. Ne jemi të gatshëm të marrim të gjithë eskpertizën por jemi të bazuar në eksperiencën më të mirë europiane dhe ndërkombëtare. E për rrjedhojë, çdo përpjekje tjetër si ajo e derisotme bashkë me shtyrjen e sotme, nuk ka për ta ndaluar këtë proces edhe sikur e gjithë kjo të jetë shenjë e dukshme e frikës së z. Rama për të bërë dekriminalizimin”, u shpreh deputeti demokrat.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY