Ndeshja Shqipëri – Armeni, “zhduken” biletat nga sportele, në tregun e zi...

Ndeshja Shqipëri – Armeni, “zhduken” biletat nga sportele, në tregun e zi 4 dhe 5 fish më të shtrenjta

109
0
Shares

Është thuajse e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë pak ditë para sfidës me Shqipërinë.
Në sportelet e përcaktuara në stadiumin “Qemal Stafa” nuk ka as informacion dhe as orare për shitjen e biletave.
Në Elbasan tifozët kanë qëndruar në radhë për ditë të tëra, por pak prej tyre kanë arritur të gjejnë bileta.
Edhe në faqen në internet të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka bileta as për tribunën G 2 që ndodhet prapa portës.
Zyrtarë të FSHF-së thonë se kërkesat janë të shumta, por nuk mund të plotësohen. Sipas tyre shitja e biletave ka nisur kohë më parë dhe shumë prej tyre janë blerë on-line.
Por bileta mund të gjesh fare kollaj në tregun e zi, me çmime 4 dhe 5 fish më të larta. Kapaciteti i “Elbasan Arenës” është 12.500 vende të ulura.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY