Baleti “La Sylphide”, aromë skocie në Teatrin e Operas

Baleti “La Sylphide”, aromë skocie në Teatrin e Operas

282
0
Shares

Aromë skocie do të zbresë në skenën e shtëpisë së operës. Ilir Kerni zgjedh të risjellë baletin “La Sylphide”, këtë herë si koreografi i tij.
Tetë vite më parë, ai ishte protagonisti kryesor, sot i duhet të drejtojë trupën e pasuruar edhe me nxënës të Shkollës së Baletit.
“La Sylphide” mban kurorën e baletit të parë që shpreh plotësisht filozofinë romantike. Është historia e pamundur e dashurisë mes një qenie njerëzore dhe një zane, joshja e natyrshme e njeriut për të panjohurën, shpesh herë të rrezikshme. Një hero i cili braktis gjithçka për të përjetuar dashurinë, por kur ajo nuk përmbushet, ai është i destinuar të vdesë bashkë me zanën e tij.
Me skenografi dhe kostumografinë e saj, “La Sylphide” është një vepër revolucionare, e para që frymëzohet nga mitologjia në Evropën e viteve 800. Krijuesi i tij, bëri që balerinat të kërcenin për gjatë gjithë kohës mbi puante me një bukuri dhe elegancë natyrale.
Disa prej këtyre elementëve do t’i gjeni edhe ne “La Syphiden” shqiptare duke nisur nga 27 Marsi në Teatrin e Operas.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY