“Shfryhet” çanta e Spartak Brahos, provat e pritshme prej tij bien në...

“Shfryhet” çanta e Spartak Brahos, provat e pritshme prej tij bien në nivelin e një raporti mjekësor

117
0
Shares

Çanta “e famshme” e Spartak Brahos,  “u shfry” sot. Konfirmimi u bë sipas mënyrës së Brahos, duke ju shmangur “premtimeve” të bujshme për prova, deri duke u betuar për kthimin edhe të sallës së parlamentit në kinema për shfaqjen e video-denoncuesve të pretenduara prej deputetit të LSI-së. Sot Spartak Braho, jo thjesht për të prodhuar lajmin e radhës, se sa për të eklipsuar seancën e Këshillit të Mandateve që pritej të fillonte pas 10 minutash, “denoncoi”, jo ndonjë provë të pritshme prej dy apo tri javësh, por një provë të siguruar prej tij, dy – tre ditë më parë. Dhe kjo prova nuk ishte asgjë më shumë, se sa raporti mjekësor i Tom Doshit, i pretenduar prej Spartk Brahos, si i fallsifikuar. Pra përkundër pritshmërisë për prova “të konservuara” prej kohësh në çantën e Spartak Brahos, jo që dje, ai nuk u shafq me çantë, por “u kap” pas një raporti mjekësor, të pretenduar fallso, nën argumentin pse mjeku që e kishte lëshuar, e paska të punësuar bashkëshorten në një nga kompanitë e Tom Doshit.
Deri kaq mundi ta mbajë ndezur zhurmën për denoncim të bujshëm Spartak Braho, kryetari i komisonit parlamentar të Sigurisë, që me daljen e djeshme, duket na provoi se nuk e justifikon këtë status, për deri sa merret me gjëra të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY