Pas 6 orë debatesh, Këshilli i Mandateve vendos “pro” kërkesës së Prokurorisë,...

Pas 6 orë debatesh, Këshilli i Mandateve vendos “pro” kërkesës së Prokurorisë, sot vendos Kuvendi për arrestimin e Doshit dhe Frrokut

86
0
Shares

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve vendosi pranimin e kërkesës së Prokuroisë së Përgjithshme për heqjen e imunitit deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Pas këtij vendimi, pritet që seancën pralamentare të së enjtes, Parlamenti të votojë për këtë kërkesë.
Në këtë vendim Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve erdhi pas një mbledhje të gjatë për rreth 6 orë. Në ëprfundim të debateve, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku, nuk u pranua kërkesa e përfaqësuesve të opozitës, që Këshilli të pranonte edhe një provë tjetër të kërkuar nga deputeti Doshi.
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha për mediat se, “sa herë nga një deputet është kërkuar që të merret një provë, Këshilli ka vendosur pro saj. Por, Partia Socialiste refuzoi që kjo provë të vinte në Këshill, duke penguar kështu kryerjen e hetimeve të domodoshme nga prokuroria”.
Këshilli i Mandateve u mblodh të mërkurën ne mbremje në vijim të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Pasi u dëgjuan argumentet e paraqitura nga deputeti Doshi dhe avokatët e tij, në lidhje me kërkesën, në përfundim të seancës, u ra dakord që Këshilli të mos marrë më prova për çështjen në fjalë, si edhe pranimin e kërkesës së Prokuroisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetëve deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Deputetët Doshi dhe Frroku u thirrën në seancë dëgjimore në Këshillin e Mandateve për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj kërkesës së organit të akuzës. Ndërsa deputeti Doshi ishte i pranishëm në mbledhje, deputeti Frroku nuk u paraqit në seancë, e cila sot u zhvillua në prani të mediave.
Me nisjen e mbledhjes, përfaqësuesit e organit të akuzës refuzuan të bëjnë publike detaje të hetimit, për aq kohë sa në sallë ishin të pranishëm gazetarët. Sipas tyre, jo të gjitha provat mund të bëhen publike, pasi përbëjnë sekret hetimor.
Por, deputeti Doshi kërkoi me insistim leximin e dosjes hetimore mbi bazën e së cilës janë ngritur tri akuzat kundër tij, ajo e kallëzimit të rremë, dëshmisë së rreme dhe kërcënimit. Doshi i kërkoi prokurorëve që të tërheqin kërkesën për arrestimin e tij, pasi ‘provat që ata disponojnë janë të manipuluara’, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY