Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut, PD nuk do të jetë...

Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut, PD nuk do të jetë në seancë për votim

101
0
Shares

Grupi i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e kërkesës së prokurorisë për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku.
Vendimi u mor në mbledhjen e Grupit PD i cili u mblodh para fillimit të seancës parlamentare. PD do jetë në seancë për të deklaruar qëndrimin e saj rreth çështjes por nuk do të jetë në momentin  votimit.
Në një prononcim për mediat, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli mohoi që PD po mbron deputetin shkodran, duke e quajtur kërkesën e prokurorisë, urdhër politik, dhe duke shtuar se Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet që PD ka dorëzuar në prokurori për të.
“Askush nuk e ka luftuar Tom Doshin më shumë se sa PD. Tom Doshi duhej të ishte në burg për dosjet të cilat PD i ka çuar në prokurori. Të hapin ato dosje ato janë dosjet e krimit.  Ky i sotmi është urdhër politik që mbivendoset mbi çdo gjë. Tom Doshi duhet të ishte në burg për dosjet e PD-së të tjerat janë qesharake janë farsë. Ajo që po dëgjojnë shqiptarët është shokuese
Sot votohet kërkesa e prokurorisë për autorizimin për të kërkuar arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në unanimitet, i mbledhur mbrëmë i ka sugjeruar parlamentit të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Mësohet se deputetët e majtë në Këshill i kanë dorëzuar Kuvendit relacionin, ndërkohë që pritet që dhe deputetët demokratë të kenë një relacion të tyre për kuvendin.
Në relacionin e demokratëve do të theksohet fakti se pa dorëheqjen e kryeparlemtarit Ilir Meta nuk mund të ketë hetim të plotë të kësaj ngjarje.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY