Mark Frroku: Mos i hapni rrugë një precedenti të rrezikshëm, prokuroia presion...

Mark Frroku: Mos i hapni rrugë një precedenti të rrezikshëm, prokuroia presion ndaj meje

223
0
Shares

Deputeti Mark Frroku kërkon nga kolegët e tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë sepse kështu, sipas tij, i hapin rrugë një precedenti të rrezikshëm. Deklaratën e tij, Frroku e bëri në seancë kur diskutohej dhënia e lejes, nga Kuvendi,  prokurorisë, për arrestimin e tij dhe të kolegut, Tom Doshi
“Nuk është normale të më ndërpritet jeta personale, familjare dhe politike. Në këto vite, nuk kemi para një politikan tjetër, të burgoste një politikan për dëshmi të rreme. Prokurori kërkon kontroll personal dhe të banesës sime, a thua se shtëpia ime është armatosur me armatim të rëndë e me kallashë. Besoj se ju të nderuar kolegë nuk do ti hapni rrugën një precedenti të tillë, sepse si unë sot, mund të burgosen edhe ju nesër.
Unë mendoj se kërkesa e Prokurorisë është shumë e nxituar, denigruese, kolegët e mi, mos ti hapin rrugë këtij precedenti, sepse mua më duket një precedent i rrezikshëm. Unë nuk kam frikë, të përballem me çfarë do lloj akuze që të më bëhet. Do të vazhdoj jetën time politike, pasi të jetë sqaruar kjo histori”, u shpreh deputeti Mark Frroku.

 
 
Mark Frroku deklaron në dalje të Parlamentit: Prokuroria po ushtron presion ndaj meje
 
Deputeti Mark Frroku, bëri më pas një deklaratë në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare. Sipas tij, prokuroria ka degraduar dhe se ushtron presion ndaj tij, ndërsa nuk ka pranuar hetim ndërkombëtar sepse endjen veten të pafajshëm
“Orgai i prokurorisë ka denigruar, bashkë me shtetin Mark Frroku është i gatshëm ti përgjigjet prokurorisë, gjykatës, por këmbëngul se prokuroria ka denigruar. Arsyet e kësaj kërkese i di organi akuzës. Dëshmia e rremë, bëhet me gojë jo me vepra, ndaj është e pavend kërkesa e prokurorisë për arrest dhe kontroll shtëpie. Nuk kampe kërkoj hetim ndërkombëtar, sepse nuk kam kanosur njeri dhe nuk kam bërë deklarim të rremë. Është në vullnetin e gjithsecilit eprj deputetëve të votojë heqjen ose jo të imunitetit tim. Prokuroria dhe institucionet e shtetit shqiptar kanë degraduar, prokuroria në kuotat më të ulëta. Prokuroria po ushtron presion ndaj meje”, përfundoi Frroku.
 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY