Kuvendi voton arrestimin me 80 vota për Tom Doshin dhe 79 vota...

Kuvendi voton arrestimin me 80 vota për Tom Doshin dhe 79 vota për Mark Frrokun

110
0
Shares

Kuvendi votoi sot për dhënien leje prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi, dhe Mark Frroku. Me 80 vota “pro” asnjë kundër asnjë abstenim, Kuvendi dha lejen për kërkesën ndaj Tom Doshit, ndërsa me 79 vota “pro”, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi dha lejen edhe për Mark Frrokun.
Deputetët e PD-së, nuk morën pjesë në votim, por më parë kishin deklaruar se, janë pro dhënies leje, prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, por nuk do të marrë pjesë në votim. Deklaratën e tillë e ka bërë Edi Paloka, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, në përfundim të paraqitjes së raporteve, nga përfaqësues të PS-së dhe PD-së.
“Shqiptarët dëshmitarë të një ngjarje skandaloze, se si kryetari Kuvendit, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve të këtij Parlamenti. Kjo është edhe e frikshme sepse kupola e këtij shtetit e fshehu për gjashtë muaj këtë ngjarje, e frikshme sepse strukturat e sigurimit po përpiqen ta manipulojnë këtë ngjarje. Vetëm një provë e rëndë që u kërkua dje, për akuzë ndaj shtetit dhe njerëzve të tij, për të detyruar dëshmitarin të ndryshojë dëshminë e tij. Por duke i qëndruar parimit tonë, se deputetët e PD-së, nuk kanë nevojë për imunitet, deklarojmë se vota jonë është pro dhe nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj farse, ndaj grupi parlamentar i PD-së, nuk do të marrë pjesë në votim”, u shpreh Paloka.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY