Çështja “Doshi”, flet europarlamentari Elmar Brok: Dyshime për hetim të arsyeshëm, s’mund...

Çështja “Doshi”, flet europarlamentari Elmar Brok: Dyshime për hetim të arsyeshëm, s’mund të ketë arrestime për gjëra të tilla

83
0
Shares

Kryetari i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, është treguar skeptik mbi realizmin e hetimeve në lidhje me çështjen “Doshi”. Ai ka deklaruar se mund të ngrihej një proces gjyqësor pa qenë nevoja e arrestimeve, duke hedhur dyshime nëse është kryer apo jo një hetim i duhur dhe i drejtë.

Si e shihni kërkesën e Prokurorisë mbi arrestimin e deputetëve për shkak të akuzave false?
Mendoj se parlamentarët, të cilët kanë imunitet, janë të lejuar të flasin politikisht në publik dhe ata nuk duhet të arrestohen për shkak të akuzave të tilla. Nëse u hiqet imuniteti, mund të ngrihet një proces gjyqësor ndaj secilit, por nuk mund të ketë arrestime për një gjë të tillë, sepse kjo së pari nuk është proporcionale. Së dyti, unë kam dyshimet e mia, nëse këto akuza u hetuan në tërësi me të vërtetë, kur dëgjoj se Prokurori i Përgjithshëm takon kreun e Kuvendit, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin mbi një ngjarje të tillë. Këto rrisin dyshimet nëse është kryer një hetim i duhur, ndaj dhe ne do të shohim rezultatet për këto hetime.

Si kontribuon kjo çështje ndaj reformës në drejtësi, një prej prioriteteve kyçe për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit?
Programi për reformën e gjyqësorit është për çdo vend një prej dy kushteve kryesore. Nëse nuk ka sundim të ligjit, nuk mund të ketë anëtarësim në BE. Unë nuk e di nëse në këtë rast kemi të bëjmë me dhunim të sundimit të ligjit, për shkak se nuk i kam të gjitha detajet mbi këtë çështje, por do të ishte mirë që kjo të qartësohej.

 

Flet edhe Zëvendësi i Elmar Brok, Andrej Plenkoviç

“Prokuroria shqiptare ta bëjë punën në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim politik”

Zëvendësi i Elmar Brok, Andrej Plenkoviç deklaroi se ky rast përbën një shqetësim të madh në Shqipëri, ndaj dhe duhet të presim hetimet e Prokurorisë, që duhet të jenë jashtë çdo ndikimi politik.
“Mendoj se ky rast i veçantë përbënte shqetësim të madh në Shqipëri dhe ne i kemi ndjekur detajet nga afër. Ne madje kemi kuptuar se pati pretendime për elementë shtesë nga ndërkombëtarët për këtë hetim. Tani mbetet të shohim me vëmendje përfundimet e Prokurorisë dhe më pas do të formojmë qëndrimin tonë si PPE, së bashku me eurodeputetët e përfshirë, por mendoj se me rëndësi është, që Shqipëria të vijojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian përmes dialogut politik, gjithëpërfshirës e me kompromis, mes pozitës dhe opozitës në Parlament”, u shpreh Plenkoviç.

A mendoni se Prokuroria ka kryer punën e saj jashtë ndikimeve politike, duke pasur parasysh se opozita vijon protestat për dorëheqjen e drejtuesit të Kuvendit?

Ne ende jemi në fazën e mbledhjes së informacionit, por sigurisht që ato ishin akuza mjaft serioze. Pretendimi për organizimin e vrasjes është shumë serioze dhe kërkon vëmendje të plotë. Mendoj se ka rëndësi, që Prokuroria shqiptare ta bëjë punën tërësisht në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim politik.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY