Berisha ne “facebook”: Me arrestimet e Doshit e Frrokut, pushteti mbulon skenare...

Berisha ne “facebook”: Me arrestimet e Doshit e Frrokut, pushteti mbulon skenare vrasjesh per pushtet

101
0
Shares

Arrestimet e rrufeshme te dy deputeteve, per ish-kryeminsitrin Sali Berisha, jane deshmi se pushteti po mbulon skenare monstruoze vrasjesh per pushtet dhe afera te tjera kriminale. Kete ka thene midis te tjerave ne “facebook” Berisha i cili shkruan se, “Nje arrest i rrufeshem per koken peshkut qe qelb ere ne mbare Europe! Sot me nje shpejtesi te rrufeshme Prokuroia arrestoi dy deputetet e mazhorances, Doshi dhe Frroku. Duke mbeshtetur gjithnje zbatimin e ligjit shpreh bindjen time me te thelle se asnjeri prej tyre nuk meritonte te ishte ne Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjence si ne te shkuaren tone me te hidhur per te shpetuar koken e peshkut qe qelbet dhe kundermon ne mbare Europen te Ilir Metes qe eshte dhe autori i vertete i porositjes se vrasjes se dy deputeteve dhe nje shpifes dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi! Ne kete kontekst arresimi i tyre jo vetem qe nuk i dha pergjigjen qe pret çdo shqiptar ndaj akuzave me te renda te ne historine e vendit por vetem deshmoi se si pushteti arrin te mbuloje skenare monstruoze vrasjesh per pushtet dhe afera te tjera kriminale. Shqiperia ecen drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetaret me te larte. Vetem revolucioni demokratik qytetar do te rrezoje murin e krimit te pushtetareve te klikes Rama – Meta dhe shpetoje Shqiperine nga nje rrenim i vertete!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY