Ish-Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Vlahutinit

Ish-Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh Vlahutinit

49
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ambasadores Vlahutin ku i ka kërkuar që të mos destabilizojë Shqipërinë. Duke folur sot në në çadrën e protestës Berisha tha se ambasadorët Lu dhe Vlahutin u rreshtuan krah Ramës për hartimin e reformës në drejtësi.

Berisha vuri theksin te fakti që drafti i reformës në drejtësi është bërë nga specialistë të financuar nga Soros.

“Në vitin 2014 Presidenti Nishani thirri forcat politike për të bërë reformën në drejtësi. natyrisht Nishani i thirri për t’i inkurajuar, pasi reformën do ta bënin forcat politike. Por cfarë ndodhi?! Rama e mori në dorë reformën dhe aktin e parë që bëri përjashtoi opozitën. Çuditërisht në krah të Edi Ramës u reshtuan edhe guvernatorja, edhe në një farë mënyre më pak ambasadori Lu. Por Vlahutin me deklarata të njëpasnjëshme, sa u detyrova ti përgjigjem që ti me këto deklarata po çon drejt destabilizimit Shqipërinë.

E bënë draftin me specialistë të huaj, të paguar nga Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë, që përdor paratë për të korruptuar politikan. E bën draftin pa ne, Venecia e përmbysi. Në 16 nene projekti i jepte në dorë Ramës drejtësinë. Urdhëroni të ulemi ta bëjmë bashkë. Jo jo thanë. E bënë përsëri vetë, por përsëri Venecia ia rrezoi”, tha Berisha përpara protestuesve të cadrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY