Prokuroia: Mark Frroku, “llogari të hapura” edhe me drejtësinë belge

Prokuroia: Mark Frroku, “llogari të hapura” edhe me drejtësinë belge

108
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar më në fund, akuzat më te hershme mediatike, si edhe nga opozita, për rekordet kriminale të deputetit Mark Frroku, që ka pasur edhe në vendet e BE-s, jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ka qenë urdhër-ndalimi i djeshëm i prokurorisë për Mark Frrokun, që zbulon “llogaritë e hapura”, të Mark Frrokut në Belgjikë.
Më se një vit më parë, mediat shqiptare, duke ju referuar medieve të huaja, publikuan faktin se, deputeti shqiptar Mark Frroku rezulton i dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, për një vrasje të vitit 1999. Po kështu, mediat sqaruan se, çështja ndaj tij do të rishqyrtohej , pasi vendim, i pesë viteve më parë, është dhënë në mungesë, pasi Frroku kishte arritur të fitonte lirinë, para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë. Sipas medieve, Mark Frroku, është një prej dy, nga katër të akuzuarit shqiptarë, tashmë të dënuar për një vrasje.
Sipas urdhër-ndalimit të Prokurorisë së përgjithshme, mësohet se Mark Frroku, ka edhe të tjera probleme me drejtësinë belge.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY