Edmond Spaho: Dekrimializimi para 21 qershorit ose shtyhen zgjedhjet lokale

Edmond Spaho: Dekrimializimi para 21 qershorit ose shtyhen zgjedhjet lokale

87
0
Shares

“Nëse procesi i dekriminalizimit nuk do të kryhet brenda zgjedhjeve lokale, atëherë Partia Demokratike do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve”.
Paralajmërimi është bërë sot nga Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike.
Në deklaratën e tij, Spaho bëri të ditur se, procesi i dekriminalizimit është prioritar për Partinë Demokratike. Dhe nisur nga draft-rezoluta e firmosur mes palëve në dhjetor, Spaho theksoi se afatet e saj duhen respektuar.
Në këtë kuadër nënkryetari demokrat nënvizoi se dekriminalizimi duhet të kryhet përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Në të kundërt opozita do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
“Për Partinë Demokratike dekriminalizimi është prioritar. Ai duhet kryer brenda afateve të përcaktuara në marrëveshje. Dhe në këtë proces kërkohet edhe vullneti i mazhorancës. Nëse ai nuk kryhet brenda afateve të marrëveshjes, pra para zgjedhjeve lokale do të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve”, u shpreh Edmond Spaho
Edmond Spaho shtoi nga ana tjetër se Partia Demokratike ishte pro kërkesës së Prokurorisë për lejimin e arrestimin dhe kontrollin e banesave të deputetëve Tom Doshi dhe mark Frroku, por kundërshtoi procedurat që sipas tij ishin të papranueshme.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY