Raportuesi Knut Fleckenstein: Po shohim dhe po presim rezultatet e Prokurorisë

Raportuesi Knut Fleckenstein: Po shohim dhe po presim rezultatet e Prokurorisë

96
0
Shares

Zhvillimet e fundit në Tiranë me arrestimin e dy deputetëve i komentoi edhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ai deklaroi, ndër të tjera, se zyrtarët europianë po presin rezultatet e Prokurorisë.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE dhe zëvendëspresident i grupit S&D, shprehet për mediat shqiptare se, “Së pari, prokurori duhet të shohë nëse është veç zhurmë, veç një akuzë, apo ka me të vërtetë diçka nga pas, në mënyrë që ai të hapë një dosje, që do të na çonte drejt kësaj çështjeje. Por, së pari dua të shoh se çfarë po bën Prokuroria dhe cili është rezultati i saj. Unë nuk jam as hetues kriminalist dhe as prokuror, ndaj po pres nga Shqipëria se çfarë po bën Prokuroria atje”.

Prokuroria i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit për dy deputetët, çfarë i hap rrugën arrestimit të mundshëm të tyre. A e shihni si zhvillim drejt dekriminalizimit të Kuvendit, siç reagoi BE dhe SHBA pas përjashtimit të Doshit nga grupi socialist, apo vëreni ndikim politik për këto hetime, siç pretendon opozita, që vijon të kërkojë dorëheqjen e kreut të Kuvendit?
Unë mendoj se, në fund, i takon zotit Meta të vendosë për këtë. Së dyti, do të thosha se në vendin tonë, momenti i duhur do të ishte kur Prokuroria hap një dosje për shkak se ka dyshime serioze mbi fajësimin e mundshëm të drejtuesit të Parlamentit, ndaj tani le të presim se ç’do të na thotë Prokurori i Përgjithshëm.

A ndani shqetësimin e kreut të opozitës, për “pastrim urgjent të politikës nga kriminelët, trafikantët, vrasësit”, i cili i referohet marrëveshjes së dhjetorit, kur kërkon dekriminalizim për të zgjedhurit aktual të Kuvendit dhe përfshirjen ndërkombëtare në hetimin e akuzave? Sa është i përfshirë Parlamenti Europian?
Ne nuk jemi të përfshirë fare, por ka gjasa të ketë ndonjë hap në këtë drejtim dhe, për këtë, ka me të vërtetë shumë rëndësi ajo se çfarë mban në duar prokurori kundër këtyre dy zotërinjve. Kjo më pas nuk ka të bëjë me motive politike. Kur unë dhe Eduard Kukan ishim dhjetorin e vitit të kaluar atje, ne folëm duke parë mbi të ardhmen për të gjetur mënyrat, se si të trajtojmë zyrtarët në shërbimin publik, apo anëtarët e Parlamentit me të dhëna kriminale në të kaluarën. Dekriminalizimi i Parlamentit nuk mund të bëhet, sepse Parlamenti, si i tillë, nuk është kriminel.

A është Shqipëria më pranë praktikës europiane në fushën e drejtësisë dhe kur nisin negociatat e anëtarësimit sipas jush?                                                                                             Sigurisht, janë bërë disa hapa fillestarë drejt zbatimit dhe kjo është shenjë e mirë, por të dy e dimë se ende mbetet shumë për t’u bërë. Mendoj se, krahasuar me vitin e kaluar, ju jeni më pranë hapjes së negociatave. Për këtë jam i sigurt, por se kur do të ndodhë kjo, ende nuk e di. Nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së. Mund të ndodhë këtë fundvit, siç mund të jetë dhe fillimi i vitit tjetër. Kjo lidhet dhe me progresin në fusha të tjera, por Shqipëria është në rrugën e duhur. Për shembull, rekrutimi në shërbimin civil është tërësisht në përputhje me atë çfarë ne i kërkojmë qeverisë dhe Parlamentit shqiptar që të bëjnë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY