SARAJEVE/ Arrihet akordi i madh ballkanik, pro Serbia ka bllokuar tregun energjitik

SARAJEVE/ Arrihet akordi i madh ballkanik, pro Serbia ka bllokuar tregun energjitik

57
0
Shares

6 vende të Ballkanit Perëndimor besohet se kanë arritur një akord mes tyre për të zhvilluar apo ndërtuar tregun e përbashkët ballkanik, një koncept ky që shton lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe inovacionit mes vendeve.

Krerët e 6 qeverive të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Sarajevë për të diskutuar mbi takimin që mbahet në Korrik në Trieste.

Në takim merrnin pjesë Kryeministri shqiptar Edi Rama, homologu i tij kosovar Mustafa, Kryeministri Vuçiç, si dhe Ministri i Jashtëm i Italisë Anxhelino Alfano.

Samiti mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë.

Në përfundim të Samitit, në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit dakordësuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e një tregu të përbashkët, që përfshin qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, lëvizjen e lirë të forcës së kualifikuar të punës dhe një hapësirë dinamike investimesh.

Por mjafton një shembull për të zhdukur optimizmin për këtë inisiativë. Serbia ka mëse një vit që ka bllokuar linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një investim gjermna mbi 50 milionë euro.

Gjithashtu në Samit u ra dakord për nxitjen në mënyrë aktive të biznesit dhe promovimin e investimeve në nivelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Pjesëmarrësit propozuan që përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse së bashku me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe me mbështetjen e Komisionit Europian, të fillojnë punën për të përgatitur një propozim për një qasje të përbashkët për një bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet nismave të ndryshme dhe t’i prezantojnë ato në Samitin e Triestes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY