Avokatët e Mark Frrokut: Arrestimi i klienti tonë i paligjshëm, presim vendimin...

Avokatët e Mark Frrokut: Arrestimi i klienti tonë i paligjshëm, presim vendimin e Gjyaktës së Lartë

417
0
Shares

Avokatët e deputetit Mark Frroku, Genc Gjokutaj dhe Saimir Visha, kanë ripërsëritur sot pretendimi se klienti i tyre është i pafajshëm dhe se arrestimi i tij është i paligjshëm.
Në dalje nga ambiente e drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, ku ishin prezentë në pyetjen nga prokuroria të klientit të tyre, fillimisht avokati Genc Gjokutaj deklaroi se, “u njohëm nga prokuroria me aktet dhe provat. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, presim vendimin e Gjykatës së Lartë”.
Avokati Gjokutaj, ka hedhur poshtë akuzat e prokuroisë ëpr përfshirjen e mark Frrokut në rekorde kriminale në Belgjikë.
“Ky është një deklarim emocional i prokurorisë, dhe nuk ka asnjë akt, as nga autoritetet e drejtësisë belge, për këto pretendime”, u shpreh Gjokutaj.
Ndërsa avokati Saimir Visha, e ka quajtur arrestimin të paligjshëm dhe se nuk mund të ketë akuzë për dëshmi të rreme.
“Arrestimi i Mark Frrokut është i paligjshëm. Nuk mund të ngrihet akuzë për dëshmi të rreme. Nuk kemi asnjë lidhje, për dijeni për porositje të ndonjë vepre të pretenduar të porositur nga kryetari i Parlamentit”, u shpreh avokati Visha.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY