Basha – Pagano: Qeveria standarde të dyfishta, krimi dhe korrupsioni impakt negativ...

Basha – Pagano: Qeveria standarde të dyfishta, krimi dhe korrupsioni impakt negativ në ekonominë e vendit

92
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Patrizio Pagano, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, me të cilin ndau shqetësimin për përkeqësimin e gjendjes ekonomike të vendit.
Sipas një njoftimi për mediat nga selia e PD-së, mësohet se Basha i ka shprehur Pagano-s, shqetësimin se, qeveria vepron me dy standarde dhe se krimi dhe korrupsioni kanë një impakt negativ në ekonominë e vendit.
“Papunësia është në rritje, varfëria po thellohet dhe të gjithë parametrat ekonomikë janë në rënie. Rënia e të ardhurave të shqiptarëve nga njëra anë, dhe rritja e taksave dhe çmimeve nga qeveria Rama-Meta siç bënë me energjinë, karburantet etj, janë shkaqet kryesore të thellimit të varfërisë, dobësimit të ekonomisë dhe humbjes së besimit nga konsumatorët. Qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes si disa deputetë të mazhorancës.  Korrupsioni në rritje dhe depërtimi i krimit në vendimmarrje janë faktorë me impakt shumë negativ në gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit, vuri në pah kryetari i opozitës”, u shpreh Basha.
Për Bashën aktet e qeverisë janë bombë me sahat dhe se rritja e taksave dhe rënia e të ardhurave, janë dëshmi e evazionit.
“Treguesit në rënie të mbledhjes së të ardhurave, edhe pse taksat janë rritur, dëshmojnë për evazion, rritje të informalitetit dhe korrupsionit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirë-studiuara dhe efiçente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve”.
Basha evidentoi gjithashtu dështimin e qeverisë në sektorët jetikë si shëndetësia e arsimi. “Bllokimi i paligjshëm planeve urbane, ka ndalur segmentin më të rëndësishëm të ekonomisë që sillte rritje dhe punësim. Të gjithë këto, kanë ndikuar drejtpërdrejt që papunësia dhe varfëria të kapin në nivele alarmante”, pohoi Basha.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY