Mocavei: Akuzat e çështjes “Doshi”, Meta duhet të jepte dorëheqjen

Mocavei: Akuzat e çështjes “Doshi”, Meta duhet të jepte dorëheqjen

119
0
Shares

Për kryetaren e Delagacionit Parlamentar për Marrveshjen e stabilizim Asocimit Sqipëri – BE, Monica Mocavei, në raste të akuzave të çështjes “Doshi” figurat politike të akuzuara pritet të japin dorëheqjen.
“Sigurisht që në një demokraci, akuza të tilla bëhen shumë rrallë dhe nëse ato ngrihen, sigurisht që merren seriozisht dhe personi që akuzohet normalisht pritet të japë dorëheqje. Ne e pyetëm Kryetarin e Kuvendit gjatë takimit që patëm me të për këtë çështje. Ai tha që s’do të japë dorëheqje dhe ato që thuhen për të janë gënjeshtra. Është detyra jonë të pyesim, ndaj e bëmë këtë, pa dashur të etiketojmë asnjë”, vlerësoi Mocavei.
Ndërkohë Mocavei, e cilëson të panevojshëm angazhimin e prokurorëve të huaj në procesin e hetimeve për rastin Doshi, duke këmbëngulur në lirinë e veprimit të instancave shqiptare.
“Nuk besoj, se ju duhet të gjeni prokuroë të huaj.  E di që keni probleme dhe nuk jeni të sigurtë për prokurorët shqiptarë. Por nuk besoj, se ju duhet të gjeni të tjerë për të hetuar. Problemi është që t’i lini  prokurorët tuaj  të lirë. Mos i merrni në telefon, mos u takoni me ta, lërini të hetojnë. Ekziston shprehja :  Nëse do të jesh serioz për antikurrupsionin, duhet të arrestosh dikë prej shtëpisë tënde apo familjes tënde. Lërini prokurorët të lirë”, theksoi ajo.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY