Pas akuzave të PD-së, Kuvendi justifikohet dhe vendos shqyrtimin e mandatit të...

Pas akuzave të PD-së, Kuvendi justifikohet dhe vendos shqyrtimin e mandatit të Kokëdhimës

79
0
Shares

Kuvendi është justifikuar sot për mos-shqyrtimin e kërkesë së PD-së, për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Për Kuvendin, pamundësia objektive e paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ka qenë arsyeja e zvarritjes së kësaj kërkese, ndërkohë, që mësohet se është vendosur që në 6 prill do të shqyrtohet nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, kërkesa e PD-së.
Reagimi i Kuvendit, ka  ardhur pas deklaratave të Edmon Spahos, nënkryetarit të PD-së lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
“Kuvendi i Shqipërisë shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bërë nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, te Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme”.
Gjithashtu, zëdhënësi bëri të ditur se “kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit,  do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli, në datën 6 prill 2015”.
Më herët, gjatë ditës së sotme, përmes nënkryetarit të saj Edmond Spaho, PD denoncoi marrjen në mbrojtje të deputetit Koço Kokëdhima, për të cilin PD konstaton se është kapur në shkelje të Kushtetutës në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike, përmes biznesit të tij privat. “Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Edhe pas insistimit të PD-së që rasti të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre”, u shpreh Spaho.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY