Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Mark Frrokut

Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e Mark Frrokut

117
0
Shares

Autoritetet e drejtësisë belge i kërkojnë Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frroku nën akuzë se ka vrarë një shqiptar. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se kërkesa zyrtare për arrestimin e kreut demokristian Mark Frroku ka mbërritur mbrëmë nga Belgjika. Po ashtu mësohet se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë e nëse parlamenti do të japë aprovimin e tij, Frroku do të duhet të vihet para autoriteteve belge për t’iu përgjigjur drejtësisë atje për akuzën e vrasjes.
Ka qenë jo e rastësishme përmendja e një vrasjeje në Belgjikë në urdhrin e ndalimit që Llalla firmosi për kreun demokristian Mark Frroku, ne lidhje me akuzën se ka inskenuar atentatin qe Doshit pretendoi se Meta kishte urdhëruar ndaj tij gjashtë muaj më parë. Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet e drejtësisë belge dhe në këto kushte kishte informacion për mbërritjen e një kërkesa nga ana e tyre për arrestimin e deputetit Frroku.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY