Vrasja e studentes Meredith Kercher, gjykata italiane shpall të pafajshëm Knox dhe...

Vrasja e studentes Meredith Kercher, gjykata italiane shpall të pafajshëm Knox dhe Sollecito

95
0
Shares

Kanë shpërthyer në lot të dy pas shpalljes si të pafajshë, në procesin për vrasjen e studentes britanike Meredit Kercer. Rafaele Solecito në Pulia dhe Amanda Knoks në Siatëll të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E lehtësuar dhe mirënjohëse për vendimin e gjykatës, Amanda fillimisht falënderoi të gjithë ata që i qëndruar pranë në momentet më të vështira, duke filluar nga prindërit e deri tek i fejuari. Ajo u shpreh se drejtësia më në fund kishte thënë fjalën e saj. Ajo u shpreh shumë e lumtur me vendimin që sipas saj i kishte shpëtuar jetën. Një proces gjyqësor që zgjati 8 vjet e që ndoshta nuk ka mbaruar ende pasi avokatët e Knoks kanë ndërmend të kërkojnë dëmshpërblim për burgosjen e padrejtë.
Nëse nga njëra anë e oqeanit dikush është lehtësuar, në Romë avokati i familjes Kercher  nuk e fsheh se ky ishte një vendim i vështirë për tu pranuar. Një humbje që sipas tij i takon dhe drejtësisë italiane, një vendim që askush s’e priste, pasi gjykatësit i cilësuan provat të pamjaftueshme.
Rafaele Solecito dhe Amanda Knoks ishin dënuar nga gjykata e apelit fillimisht me 25 dhe 28 vjet respektivisht. Amanda ishte dënuar dhe tre vjet të tjera për shpifje, dënim që e ka kryer. Pas 10 orësh dhoma e këshillit nxori vendimin: të pafajshëm pasi nuk e kanë kryer vrasjen. Në burg për vrasjen e Meredit, studentes britanike, që ndodhi në Peruxha në vitin 2007, mbetet vetëm Rudi Guede.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY