Gjykata e Lartë “burgos” në shtëpi deputetët Tom Doshi dhe Mark Frrokun

Gjykata e Lartë “burgos” në shtëpi deputetët Tom Doshi dhe Mark Frrokun

211
0
Shares

“Arrest në shtëpi” ka vendosur sot Gjykata e Lartë për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Në dy seanca të ndryshme, i njëjti trup gjykues ka vendosur të kthejë në shtëpi dy të akuzuarit. Dy të akuzuarit kanë lënë ambientet e gjykatës sot pas vendimeve, të qeshur, duke përshëndetur të afërmit e familjarëve të tyre. Ata janë dërguar fillimisht në ambientte e Drejtorisë së Policsë së Qarkut të Tiranës, për të bërë dorëzime dhe për tu kthyer më pas në shtëpi.
Avokatët e deputetëve të akuzuar, nuk i pranuan vendimet e gjykatës dhe paraljmëruan apelimet e tyre.

Mark Frroku
“Drejtësia vendosi”.
Kështu u shpreh deputeti Mark Frroku, pas daljes nga Gjykata e Lartë, ku ndryshe nga si hyri, në dalje ishte pa pranga në duar.
Nga ana e tyre avokatët mbrojtjtës së Frrokut nuk ishin dakort me vendimin e Gjykatës.
“Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar presion ndaj gjykatës. Prokuroria i qëndroi qëndrimit të saj. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, pasi absolutisht nuk ka asnjë provë. Të gjitha provat janë në favor të klientit tonë”, vuri në dukje avokati Genc Gjokutaj.

Tom Doshi
Deputeti Tom Doshi nuk bëri komente, ndërsa la ambientet e gjykatës.
Avokatët e tij paralajmëruan se do të apelojnë vendimin, sipas tyre, deri edhe në gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg.
“Vendimi është komplet i paligjshëm i padrejtë i pambështetur në ligj. Nuk vlerëson kriteret ligjore. Prokuroria nuk ka prova të reja. Porvat me të cilat u njohëm sot, janë në favor të Tom Doshit”, sqaruan avokatët në përfundim të seancës së sotme.

Gjykata
Seancat në Gjykatën e Larte, u zhvilluan pas shortit të hedhur mëngjesin e sotëm, ku u caktuan si pjesëtarë të Kolegjit Penal gjyqtaret Artan Zeneli, Aleksander Muskaj, Admir Thanza, Guxim Zeneli dhe Majlinda Andrea. Relator për cështjen ndaj Tom Doshit dhe Mark Frrokut ishte gjyqtari Guxim Zeneli.
I njëjta trup do të gjykojë të hënë, edhe 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja Durim Bami, i cili tashmë nga “vrasje e mbetur në tentativë” akuzohet për kallëzim të rremë. Në ndryshim nga seancat e sotme, të hënë relator do të jetë gjyqtari Aleksandër Muskaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY