Këshilli Mandateve shtyn për të martën kërkesën për arrestimin e Mark Frrokut

Këshilli Mandateve shtyn për të martën kërkesën për arrestimin e Mark Frrokut

120
0
Shares

Shtyhet për të martën mbledhja e Keshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Mbledhja e sotme ka filluar rreth orë 16:00 dhe ka zgjatur vetëm 30 minuta. Në mbledhje është kërkuar prania e vet deputetit Frroku dhe për këtë arsye Këshilli e ka shtur shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për ditën e martë në orën 12:00 ku do jetë i pranishëm edhe vet deputeti Frroku.
Prokuroria kërkon autorizimin e Këshillit për arrestimin e deputetit Frroku. Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e deputetit është bërë pasi ky i fundit kërkohet në shtetin Belg për vrasje. Mbledhja e Këshillit të Mandateve po drejtohet nga kreu I Kuvendit Ilir Meta. Të pranishëm në mbledhje janë edhe dy avokatet e deputetit Frroku si dhe deputetët Subashi, Dokle, Islami, Halimi dhe Ristani.
Kjo është mbledhja e dytë në pak ditë për deputetin Frroku. Mbledhja e parë përfundoi me vendimin që të lejohej arrestimi I deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Arrestimi u krye disa orë më vonë. Ditën e djeshme Gjykata e Lartë vendosi ta lërë deputetin Frroku nën arrest shtëpiak.
Dy avokatet e deputetit Mark Frroku menjëherë pas mbledhjes në një prononcim të shkurtër theksuan se mbledhja u shty sepse kërkohet prania e vet deputetit. Ata bën me dije se deputeti Frroku do jetë i pranishëm në mbledhjen e ditës së martë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY