Formulari A1Z, nesër afati i fundit i aplikimit për kandidatët në universitet

Formulari A1Z, nesër afati i fundit i aplikimit për kandidatët në universitet

123
0
Shares

Edhe dy ditë kohë për të aplikuar me Formularin A1Z, kanë kandidatët për universitet që kanë përfunduar maturën para vitit 2015.
Kalendari i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, parashikon që ditën e sotme do të aplikojnë kandidatët në qytetet Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ndërkohë që në datën 31 mars, sistemi do të jetë i hapur, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar në kohë me Formularin A1Z.
Sipas rregullores, ai plotësohet on-line nga maturantët para vitit 2015, nga ata që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme, ata që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar, dhe nga të rinjtë që janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar, vërtetuar nga dekanatet përkatëse me shkresë zyrtare në AKP. Aplikimi on-line me Formularin A1Z bëhet në shkollën ku kandidati ka mbaruar arsimin e mesëm të lartë, ose në shkollën që ka caktuar Komisioni i Maturës Shtetërore në DAR/ ZA e vendbanimit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY