MSA, pritet që Kosova ta të nënshkruajë këtë verë

MSA, pritet që Kosova ta të nënshkruajë këtë verë

104
0
Shares

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë së Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.
Sipas tij, Kosova do të aplikojë për anëtarësim edhe në disa organizata dhe agjenci të OKB-së.
“Gjashte muajt e fundit kane qene shume te suksesshëm jemi bere anëtar te frankofonisë , nënshkrimi i MSA dhe menjëherë pas kësaj do te pasoj kërkesa për anëtarësim në KE, Kosova kërkon anëtarësi aty ku i ka votat dhe nuk ka veto ne KS te OKB dhe ne OSBE ka veto dhe nuk mund te behet anëtare. Ne KE dhe ne një numër te organizatave te tjera si dhe ne agjensionet e OKB-se ku jemi duke konsideruar te anëtarësohemi shumë më rendësi janë rregullat”, raporton RTK
Zëvendësministri Selimi thotë se diplomacia kosovare e ka planin e anëtarësimit për këtë vit.
“Ne planifikojmë qe këtë vit ti kemi tri suksese nënshkrimi i MSA , fillimi i anëtarësimit në KE dhe e treta është fitimi i udhërrëfyesit i partneritetit për paqe me NATO”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY