Shpëtim Idrizi nxjerr partinë në ankand, Edi Rama nxiton “ta fusë në...

Shpëtim Idrizi nxjerr partinë në ankand, Edi Rama nxiton “ta fusë në thes”

787
0
Shares

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot negociata të mundshme me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, aktualisht në koalicion me PD. Ndërsa kreu i saj Shpëtim Idrizi ka lënë të hapur mundësinë për koalicion me cilëndo parti nëse i ofron 5 bashki në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesmen. (Konispoli në Qarkun e Vlorës, Patosi në Fier, Rrogozhina në Tiranë, Shijaku në Qarkun e Durrësit dhe Peqini në Elbasan), Edi Rama ka nxituar të kapë i pari këtë shans. PDIU prej kohësh ka dhënë sinjale afrimi me të majtën dhe zërat për rreshtim me frontin e majtë në zgjedhjet më të afërta janë shtuar së tepërmi kohët e fundit.
Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot edhe deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës dhe atij të Vlorës. Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në funksion të zgjedhjeve lokale. Kryeministri do të konsultohet me deputetër për kandidatët për bashkitë, Tiranë e Vlorë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY