Durim Bami lihet në burg për të njëjtat akuza që Tom Doshi...

Durim Bami lihet në burg për të njëjtat akuza që Tom Doshi dhe Mark Frroku u lanë të lirë

101
0
Shares

Durim Bami është lë nën masën e sigurisë “arr4est në burg”. Ka qenë Gjykata e Lartë e cila ka vendosur sot që Bami të qëndrojë as hekurave.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë la në fuqi kërkesën e prokurorisë, ndërsa avokatët e tij nuk ishin dakord për masën e sigurisë.
Sipas avokatëve, për deri sa Tom Doshi dhe Mark Frroku, për të notat akuza u liruan, edhe klienti i tyre, Durim bami, nuk ka pse qëndron ende në burg.
Për Ilir Muratin, avokatin e bamit, gjithashtu, nuk ka një kallëzim nga Durim Bami, ndaj edhe nuk ka pse të ketë “akuzë të rremë” ndaj tij.
Prokuroria nga ana e saj ka këmbëngulur për sajesë të atentatit të mundshëm, nga Durim Bami dhe dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku. Sipas prokurorisë, Bami ka dhënë prova dhe dëshmi të rremë.
Durim bami ka mbërritur sot në Gjykatën e Lartë, nën masa të rrepta sigurie.
Ai është i vetmi në çështjen “Doshi” që do të qëndrojë ende në paraburgim. Durim Bami është personi që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi më se gjashtë muaj më parë. Pak ditë më parë, prokuroria ndryshojë akuzën ndaj tij, nga tentative vrasje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë. Ndërkohë, në të gjitha dëshmitë që ka dhënë para hetuesve 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka rrëzuar versionin e deputetit Doshi duke thënë se është porositur prej tij për të sajuar historinë e atentatit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY