INSTAT: Për një muaj deficiti tregtar thellohet 20 për qind

INSTAT: Për një muaj deficiti tregtar thellohet 20 për qind

87
0
Shares

Importet në rritje për shumë grupe mallrash, sikurse janë produktet ushqimore, si dhe eksportet që kanë pësuar lëkundje në grupe të ndryshme kanë ndikuar në rritjen e deficitit tregtar, i cili prej vitit 2000 njeh vetëm rritje.
Në muajin shkurt deficiti tregtar arriti në vlerën 21 miliardë lekë, duke u rritur me 10. 9 për qind krahasuar me shkurtin 2014 dhe 20 për qind në krahasim me janarin 2015.
Sipas INSTAT, në muajin shkurt importet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u ulur me 1.1 për qind në krahasim me shkurtin 2014 dhe duke u rritur 10 për qind në krahasim me janarin 2015, ku ndikimin kryesor e dhanë ato për energjinë, mineralet, metalet, etj.
Rënie vjetore sipas peshës që zë çdo grup në importet, pësuan importet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 37.3 për qind dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.9 për qind.
Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në importet gjithsej, kanë pasur importet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 15.8 për qind,“Ushqime, pije, duhan” 15.4 për qind dhe “Produkte kimike dhe plastike” 10.6 për qind.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY