Gara për kryebashkiakun e Milanos, Forca Italia gati të kandidojë Silvio Berlusconin

Gara për kryebashkiakun e Milanos, Forca Italia gati të kandidojë Silvio Berlusconin

94
0
Shares

Një ide e guximshme që qarkullon prej kohësh e vazhdon të fitojë terren: kandidatura e Silvio Berluskonit si kryebashkiak i Milanos. Pavarësisht batutave të drejtuesve televizivë italianë për një fitore të mundshme të kavalierit, mbetet fakti se në qendrën e djathtë kjo është një ide që gjen jo pak mbështetje. Mjafton të përmendësh dhe deklaratën e bërë nga vetë ish-kryeministri në një takim të partisë së tij të Forca Italias, ku u shpreh se në Milano filloi gjithçka dhe aty mund të rinisë sërish. Berluskoni shtoi se në vitin 2016 partia e tij duhet të marrë bashkinë me një kandidat që do të ketë mbështetjen e të gjithë bazës dhe se që nga Milano do të nisë ndryshimi dhe për Italinë ku sipas tij Forca Italia është mazhorancë e vërtetë dhe natyrale.
Mbështetësit e kësaj teze shpjegojnë se në zgjedhjet për pasardhësin e Xhuliano Pizapias do mbahen në periudhën ku dhe merr fund dënimi prej dy vitesh jashtë politikës së Berluskonit. Ky i fundit do të festojë 80 vjetorin në vitin 2016 dhe në përfundim të mandatit, në vitin 2018 do të jetë 82 vjec.
Kandidatura si kryebashkiak i Milanos mund të jetë një fund bujar i një karriere politike të nisur po në Milano. Por ideja nuk është e re pasi në vitin 1997, Xhuliano Ferrara komentonte se bashkia e Milanos do të ishte një rifillim për Berluskonin pas humbjes ndaj Romano Prodit dhe mënyra më e mirë për të bërë opozitë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY