Arrestimi i Frrokut, PD: Ilir Meta konflikt interesi, të mos drejtojë Këshillin...

Arrestimi i Frrokut, PD: Ilir Meta konflikt interesi, të mos drejtojë Këshillin e Mandateve

70
0
Shares

Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit i kanë dërguar të hënën një letër Kuvendit, duke  kërkuar që mbledhja, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Mark Frrokut, për llogari të autoriteteve belge, të mos drejtohet nga Ilir Meta.
Për deputetin demokrat Eduard halimi, drejtimi i këtij këshilli nga Ilir meta, është në një konflikt të hapur interesi.
“Të martën, Këshilli do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por është fakt i njohur botërisht se Mark Frroku është dëshmitari kyç në çështjen tjetër që është në hetim, për vrasjen e ngelur në tentativë të dy deputetëve të Parlamentit, njëri i PS dhe tjetri i PD, ku si i akuzuar i drejtpërdrejtë është vetë Ilir Meta. Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmitar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta”, shprehet Halimi.
Duke bërë të ditur se më një kërkesë kërkohet Ilir Metës largimi nga drejtimi i në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit, PD kërkon të mos pengohen hetimet ndaj çdokujt prej deputetëve
“Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit, se për PD, për deputetët e saj, është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Metën, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave. Çdo devijim nga standardet e ndjekura deri tani gjatë këtyre 10 viteve, përfshi dhe seancat e javës së kaluar në këtë këshill, do të komprometonte rëndë veprimtarinë parlamentare në përgjithësi dhe atë të këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve në veçanti”, përfundoi Halimi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY