Kredia për ekonominë sërish në ngërç, në një vit bie me 3...

Kredia për ekonominë sërish në ngërç, në një vit bie me 3 për qind

91
0
Shares

Bizneset kanë marrë më pak hua përgjatë muajve të fundit. Kredia për ekonominë është reduktuar sërish në muajin shkurt, duke e bërë më të qëndrueshme tendencën rënëse, pasi ky është muaji i tretë radhazi me tkurrje.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit, stoku i huasë arriti në 556.7 miliardë lekë, duke shënuar një tkurrje prej 0.17 për qind në raport me muajin e mëparshëm.
Ka qenë huaja për koorporatat jo financiare publike ajo që ka rënë me 3.2 për qind me bazë mujore. Tkurrja ka qenë më e theksuar në valutë në krahasim me lekun.
Kredia për ekonominë duket se ka hyrë sërish në ngërç, pas gjallërimit që u pa vitin e kaluar. Bankierët pohojnë se mungojnë projektet e mira për t’u kredituar, ndërkohë që bankat tashmë janë bërë tepër të kujdesshme dhe përzgjedhëse për shkak të nivelit të lartë të kredive të këqija, që është në nivelin e 23 për qind.
Me bazë vjetore (shkurt 2015-shkurt 2014) huaja për ekonominë është zgjeruar me 2.9 për qind. Gjithsesi, në raport me fundin e 2014-s, kredia është në tkurrje me 0.8 për qind.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY