Arrestohet shefi i Interpol Tiranës dhe një specialiste, fshehën kërkesën nga Belgjika...

Arrestohet shefi i Interpol Tiranës dhe një specialiste, fshehën kërkesën nga Belgjika për Mark Frrokun

82
0
Shares

Dy drejtues të lartë të policisë së shtetit janë ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), mbrëmjen e së hënës.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilat saktësuan se, SHÇBA ka ndaluar në orët e vona të së hënës dy efektivë policie. Sipas burimeve është ndaluar shefi i Interpol Tirana, Artan Bajraktari si dhe specialistja e Interpol Tirana, Loreta Alla.
Arrestimi i dy zyrtarëve ka ardhur pas hetimit të mëtejshëm të dosjes “Frroku”, ku ka rezultuar se Bajraktari dhe Alla nuk kanë bërë të mundur dërgimin e kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku. Kreu i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari dhe specialistja e kësaj njësie, Loreta Alla akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë njoftuar strukturat përgjegjëse për informacionin e mbërritur nga Belgjika në lidhje me Mark Frrokun. Informacioni ka mbërritur nga Belgjika për llogari të Mark Frrokut në janar të vitit 2015.
Arrestimi është kryer në kuadër të hetimit të mëtejshëm të dosjes së Mark Frrokut në lidhje me ngjarjen kriminale për të cilën akuzohet në Belgjikë.
Deputeti Frroku rezulton se është i dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, për shkak se akuzohet se ka vrarë në vitin 1999 një tjetër shtetas shqiptar.
Arrestimi i dy zyrtarëve të Interpol Tiranës bëhen pak orë përpara se Këshilli i Mandateve të vendos për kërkesën e Prokurorisë së Përgjitshme, ku kërkohet arrestimi i Frrokut për këtë çështje.
Artan Bajraktari ka mbajtur postin e drejtuesit të Interpol Tiranës në vitet 1999-2005, për tu rikthyer sërish në këtë detyrë në tetor të 2014 pas ardhjes në pushtet të mazhorancës aktuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY