Basha zyrtarizon moskandidimin: Përballja ime me Ramën për largimin e qeverisë së...

Basha zyrtarizon moskandidimin: Përballja ime me Ramën për largimin e qeverisë së lakut në fyt

52
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së Tiranës ka konfirmuar se nuk do të kandidojë për Tiranën.
“Përballjen e kam me kryeministrin”, kështu ka deklaruar Basha, ndërsa ka bërë të ditur vendimin e tij.
Lulzim Basha ka deklaruar se me këtë vendim i qëndron bindjes së tij dhe asaj që ka thënë katër vite me parë, kur vendosi t’i përkushtohej Tiranës, që bashkisë i duhet një kryetar më kohë dhe përkushtim të plotë, ndërkohë që misioni i tij tashmë është në krye të opozitës, për largimin e qeverisë.  
“Nuk do kandidoj për bashkinë e Tiranës. Shpreh bindjen se kreu i partisë nuk duhet të kandidojë për bashkinë. Kam vendosur të mos rikandidoj por të drejtoj opozitën në një betejë fshat më fshat qytet më qytet, lagje më lagje shtëpi më shtëpi. Misioni im si kryetar  i opozitës dhe i PD-së është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë së lakut në fyt. Katër vjet më parë kur unë u përballa me Edi Ramën për Bashkinë e Tiranës kam shprehur një bindje se kryetari i opozitës nuk duhet të ri kandidojë për kryebashkiak. E kam thënë i qëndroj kësaj bindje, është fjala ime dhe nuk i dal fjalës sime, i kam pasur për kundërshtarin dhe i kam edhe sot për vete. Nuk ka asnjë kundërthënie me ato çfarë unë kam thënë e kam bërë. Sot ndodhem unë në të njëjtën pozitë, u zgjodha në mes të mandatit të kryebashkiakut si kryetar i PD, ndaj ndodhem si kundërshtari im para katër viteve. Kam vendosur të mos kandidoj për kryebashkiak për të drejtoj opozitën. Misioni im tani është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë së lakut në fyt. E kam mundur për garën e bashkisë, do ta mundim në garën për gjithë bashkitë dhe për qeverinë”, deklaroi Basha.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY