Aleanca e Shpëtim Idrizit me Edi Ramën, deputeti PDIU-së, jo dakord

Aleanca e Shpëtim Idrizit me Edi Ramën, deputeti PDIU-së, jo dakord

96
0
Shares

Vendimi i kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi për të hyrë në të njëjtin koalicion më PS-së, nuk është mbështetur nga disa prej deputetëve të kësaj partie. Njëri prej tyre është Dashamir Tahiri.
Ai kërkon që të vendosë elektorati.
Janë zgjedhur dhe mbështetur nga elektorati i djathtë por Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet zgjodhi të majtën për të bashkëpunuar në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Për deputetin Dashamir Tahiri vendimi nuk i takon Shpëtim Idrizit po elektoratit.
Tahir Muhedini deputeti tjetër i PDIU-së nuk pranoi ti përgjigjej pyetjes pse PDIU u bashkua me mazhorancën.
Ndërsa për një pjesë të elektoratit çam ky koalicion shihet si mundësia e vetme për të gjetur një punë në kohët e sotme.
Gjithsesi vendimi i kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk ka marrë ende mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe votuesve ndonëse tashmë marrëveshja me partinë socialiste është zyrtarizuar.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY