PD: Edi Rama pëkrkah Arben Ndokës, angazhim kundër dekriminalizimit

PD: Edi Rama pëkrkah Arben Ndokës, angazhim kundër dekriminalizimit

62
0
Shares

PD-ja e ka konsideruar daljen publike të Edi Ramës përkrah deputetit Arben Ndoka, si një angazhim i tij kundër dekriminalizimit dhe presion ndaj drejtësisë.
Nëpërmje një deklarate për shtyp, PD-ja bëri të ditur midis të tjersave se, “Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, duke u shfaqur në Lezhë me deputetin Arben Ndoka në prani të qytetarëve, madje duke e angazhuar në shpërndarjen e disa tapive. Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë. Me qëndrimet e veprimet e tij Edi Rama angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian. Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë”.
Sipas PD-së kjo sjellje e Edi Ramës është rikonfiromon se ai qëndron pas sulmeve fizike ndaj deputetëve demokratë dhe se është i zhytur në skemat e mbrojetjes së krimit qeveritar.
“Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament. Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit. Por një gjë është e qartë, se gjithnjë e më bosh do jenë sheshet e xhirimit me regji të Edi Ramës, dhe gjithnjë e më plot janë e do të jenë sheshet e protestës popullore, aty ku kryeministri i inkriminimit do të japë llogari”, përfundon deklarata e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY