Investimet e huaja bien 13.4 për qind në vitin 2014, krahasuar me...

Investimet e huaja bien 13.4 për qind në vitin 2014, krahasuar me një vit më parë

69
0
Shares

Investimet e huaja rezultuan 800 milionë euro për gjithë vitin 2014. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, mësohet se në raport me një vit më parë, investimet e huaja rezultojnë me një rënie prej 13.4 për qind. Burimet nga Banka e Shqipërisë sqarojnë se në vitin 2013 ka pasur dhe privatizime në sektorin e energjisë, të cilat në vitin 2014 kanë munguar çka ka dhënë ndikimin kryesor në këtë tendencë.
Investimet e kanë marrë lehtë veten në tremujorin e katërt, kur ritmet e rënies u ngadalësuan në krahasim me tremujorin e dytë dhe të tretë.
Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, Në një shpërndarje sektoriale, prurjet më të mëdha në formën e investimeve direkte në Shqipëri vijnë nga sektori i hidrokarbureve me rreth 69 për qind. Sektori i bankar dhe sektorët e tjerë përfaqësojnë përkatësisht 4 për qind dhe 27 për qind të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.
Sipas BSH-së, të dhënat mbi investimet e huaja direkte me frekuence tremujore janë paraprake. Këto të dhëna për vitin 2014 cilësohen si përfundimtare në muajin shtator 2015, bazuar në vrojtimin vjetor të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) pranë ndërmarrjeve. Si rezultat i të dhënave që merren nga ky vrojtim, kryhet rishikimi i vlerave të IHD për secilin tremujor të vitit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY