Gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë, miliarderi i naftës në SHBA

Gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë, miliarderi i naftës në SHBA

75
0
Shares

Andrew Getty, trashëgimtari i një prej pasurive më të mëdha nga nafta në SHBA, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miliarderi, stërnip i Paull Getty, themelues i kompanisë ‘Getty oil’, është gjetur i vdekur në tualetin e shtëpisë së tij dje pasdite. Lajmi u konfirmua nga familja e tij nëpërmjet një deklarate për shtyp. Prindërit e Andrew,  Ann dhe Gordon, kërkuan që media të respektonte privatësinë e tyre në këtë moment të vështirë dhe të dhimbshëm për ta.
Fillimisht vdekja e tij nuk ishte e qartë,  teksa policia rrethoi të gjithë zonën me shirita të verdhë, simbol të zonës së krimit. Kaq ka mjaftuar që përreth shtëpisë së miliarderit të mblidhen gazetarë e fotoreporterë. Por disa minuta më pas mjeku ligjor deklaroi se paraprakisht vdekja e Getit ishte për shkaqe natyrale.
Më herët ueb-site TMZ.com shkroi se trashëgimtari ishte gjetur pa jetë në rrethana dyshuese dhe se e fejuara e tij ishte konsideruar e dyshuar potenciale, dhe kjo sepse vetë Andrew kishte kërkuar një urdhër kufizues për një grua rreth dy javë më parë. Gjithsesi, policia e Los Angelos deklaroi se po vijon hetimet e imtësishme rreth vdekjes së miliarderit.  Gjyshi Getit,  J. Paul Getty, bashkoi disa kompani të vogla nafte në një të vetme, duke e quajtur  ‘Oil Getty’ në vitet 1960. Teksa ishte një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, ai ishte  gjithashtu një koleksionist i pasionuar arti.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY