Problemet me importin, rritet çmimi i miellit, drejt rritjes çmimi i bukës

Problemet me importin, rritet çmimi i miellit, drejt rritjes çmimi i bukës

99
0
Shares

Çmimi me pakicë i miellit është rritur me të paktën 5 për qind gjatë muajit të fundit. Pikat e pakicës e kanë shitur 1600 lekë një sasi prej 25 kilogramësh nga 1450 që e shisnin në fillim të vitit. Sipas tregtarëve çmimet janë rritur nga shumica prej më shumë se një muaji në të njëjtën masë.
Ky reagim është lajmëruar më parë nga grosistët, të cilët pohuan se, po hasin vështirësi në importin e gurit dhe të miellit për shkak të hyrjes në fuqi të embargos Ruse.
Të njëjtin fakt pohojnë edhe furrat e bukës, për shkak të rezervave të mëdha ata nuk kanë nisur të reflektojnë çmimin e rritur te prodhimet finale të bukës.
Në muajin shkurt Rusia rriti tarifën doganore për grurin me mbi 30 për qind. Importi i drithërave për tregun vendas është i varur 80 për qind nga Rusia, sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga Monitor. 49 për qind e importit realizohet nga furnitorët e drejtpërdrejtë rus dhe mbi 28 për qind nga Serbia, e cila vetë varët totalisht nga tregu rus.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pat lajmëruar në janar se ky “bllokim” nga Rusia nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës dhe miellit dhe bukës në vend. Në këtë deklaratë ai iu referua rezervave të stokut të miellit, duke i premtuar biznesit të fushës edhe lehtësira fiskale në këmbim të mos rritjes së çmimeve.
Ministri pohoi në janar se, rezervat ishin të afta të mbulonin konsumin e dy muajve por siç duket, tani në përfundim të marsit ato jenë në përfundim dhe çmimet kanë nisur rritjen ndërkohë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY