Vlorë/ Pagoi 15 mijë euro për hakën e vëllait, prangoset 56 vjeçari

Vlorë/ Pagoi 15 mijë euro për hakën e vëllait, prangoset 56 vjeçari

66
0
Shares

Një 56 vjeçar pagoi 15 mijë euro për të marrë hakun e vëllait të vrarë në vitin 2003 por u arrestua nga policia e Vlorës. Në pranga përfundoi edhe autori. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku u tentua të vritej në banesën e tij 53-vjeçari Lahe Jazaj. Policia e Vlorës mundi të arrestojë në kohë Luka Sherfin i cili kishte marrë 15 mijë euro nga 56-vjeçari Mersin Alliaj, gjithashtu në pranga, për të vrarë për gjakmarrje Jazajn, pavarësisht se ky i fundit e kishte marrë dënimin për vrasjen e vëllait të Alliajt. Ndërkohë, Ledion Muho u arrestua në cilësinë e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes.

Reagimi i policisë
Sipas policisë, rreth orës 17.25, të ditës së djeshme, të arrestuarit u kapën me mjetin tip “Land Rover”, në rrugën drejt fshatit Lepenicë dhe ishin nisur për të vrarë 54-vjeçarin Jazaj. Ky i fundit, në vitin 2003, ka vrarë vëllanë e Mesinit dhe ka kryer dënimin me 10 vite burg për aktin e kryer, ndaj policia dyshon se porositësi i vrasjes ka qenë 56-vjeçari Alliaj.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e krimit, një automatik kallashnikov dhe një krehër me fishekë, një çantë në të cilën autori kishte maska, dorashka, ushqime dhe veshmbathje rezervë, pasi survejonte prej ditësh banesën e personit që do të vriste. Ndërkaq i është gjetur edhe një skicë e banesës dhe e vendit nga do të largohej personi.

Ngjarja e një viti më parë
Një vit më parë është tentuar të vritet me të njëjtën skemë djali i shtetasit Lahe Jazaj, Misto Jazaj, 17 vjeç. Ngjarja daton që prej 23 majit 2003, kur Lahe Jazaj ka vrarë shtetasin Bujar Alliaj, vëllanë e porositësit. Për këtë krim autori u dënua me 17 vjet burg dhe dy vjet më parë përfundoi dënimin. Policia mendon se gjakmarrja ishte planifikuar të ndodhte në prag të përvjetorit të vrasjes së vëllait të Alliajt.
Vrasësi me pagesë prej ditësh kishte survejuar banesën e 53-vjeçarit dhe kishte bërë një plan të hollësishëm për arratisjen e tij pasi të realizonte krimin.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY