Komisioni i Ligjeve rrëzon dy emrat e Presidentit Nishani për Gjykatën e...

Komisioni i Ligjeve rrëzon dy emrat e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë

56
0
Shares

Komisioni Parlamentar i Ligjeve me votat e deputetëve të mazhorancës rrwzoi sot dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë. Kandidaturat e propozuara nga kreu i shtetit ishin gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça, me një eksperiencë 20-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar.
Deputeti i PS-së, Armando Subashi deklaroi gjatë mbledhjes se Presidenti Nishani nuk ka respektuar procedurat, se nuk është konsultuar me grupet parlamentare. Nisur nga këto ai ka kërkuar rrëzimin e dekretit.
“Presidenti nuk ka respektuar procedurat. Situata është thelluar më negativisht
Presidenti s’u konsultua me grupet parlamentare. Kërkoj të rrezojmë dekretet e Presidentit”, tha Subashi.
Ndërsa deputeti i PD-së, Eduard Halimi, tha se qëndrimi i mbajtur sot nga mazhoranca tregon kapjen e sistemit të drejtësisë.
“Qëndrimi i shumicës, tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Dje dëgjuam dy gjyqtarë me cilësitë më të mira. Ju doni të vendosni gjyqtarë politik. Ju kërkoj të mos votoni kundër gjyqtarëve të ndershëm”, tha ai.
Ndërsa deputeti i LSI-së në këtë mbledhje, deputeti Petrit Vasili deklaroi se, “Kjo mazhorancë ka pasur koherencë. I kemi kërkuar Presidentit të ndërtojmë proces sa më të plotë dhe transparent. Janë rrëzuar kandidatura më të mira, edhe nga mazhorancat e mëparshme”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY