Berisha: Mark Frroku i vërtetë në Shqipëri është Edi Rama

Berisha: Mark Frroku i vërtetë në Shqipëri është Edi Rama

69
0
Shares

“Koka qelbur e krimit kundërmon çdo ditë e më shumë! Gjykata faktoi se Rama fshehu krimin!”

“Koka qelbur e krimit kundërmon çdo ditë e më shumë! Gjykata faktoi se Rama fshehu krimin!”.
Kështu e nis postimin e tij në “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përshëndeti vendimin e gjykatës për lirimin e kreut të Inetrpolit, sipas të cilit faktoi se krimin e Mark Frrokut nuk e fshehën drejtuesit e Interpolit, por Didi dhe Tahiri që kishin urdhërurar arkivimin e kërkesës për ekstradim.
“Te dashur miq, pershendes vendimin e Gjykates qe damkosi si te kundraligjshem arrestimin e drejtorit te Interpolit, Artan Bajraktari dhe dhe bashkepuntores se tij. Gjykata faktoi para opinionit publik se krimin e Frrokut nuk e fshehen drejtuesit e Interpol Tiranes. Perkundrazi, ata me pergjegjesi te plote, me shkrim dhe me goje, kishin njoftuar Didin dhe Tahirin sapo kishin marre kerkesen e ekstradimit, por ashtu siç kemi njoftuar dhe siç u provua sot ne Gjykate ata u urdheruan te arkivonin kerkesen per ekstradimin per vrasje te Mark Frrokut ne Belgjike. Kjo sepse ai ishte deshmitar kyç ne dosjen Doshi”.
Sipas Berishës, “sot ne Gjykaten e Tiranes u faktua edhe nje here se Mark Frroku i vertete ne Shqiperi eshte Edi Rama qe perdor pushtetin per te fshehur vrasje dhe krime te tjera!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY