Mark Frroku merr leje, sot në Kuvend për arrestimin e dytë

Mark Frroku merr leje, sot në Kuvend për arrestimin e dytë

134
0
Shares

Kuvendi do të votojë sot në seancën plenare për kërkesën e prokurorisë për një arrestim të mundshëm të dytë të Mark Frrokut. Kërkesa u përfshi në piken dy të rendit të ditës të Parlamentit, ndërsa parashikohet edhe një fjalim i Mark Frrokut në kuvend. Prania e tij në seancë është e konfirmuar.  Mark Frroku është tashmë në arrest shtëpie, pasi akuzohet për dëshmi të rremë në lidhje me komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Prezenca e tij në seancën e sotme është lejuar nga Prokuroria me një leje të posaçme,.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cili ka publikuar lajmin si dhe autorizimin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit.
Për herë të fundit kur deputeti Mark Frroku me imunitet ndodhej në Kuvend ishte e enjtja e kaluar, kur pas votimit të deputetëve të mazhorancës dhe vetëm njërit prej opozitës, 79 vota i hoqën atij imunitetin dhe e lanë në duart e drejtësisë si i përfshirë në çështjen “Doshi”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY