Bamir Topin nuk e fton askush, pranon ftesën e Edi Ramës

Bamir Topin nuk e fton askush, pranon ftesën e Edi Ramës

149
0
Shares

Bamir Topi, kreu u FRD-së, ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të nisur negociatat drejt një bashkimi të mundshëm në koalicion për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Vendimin e tij, në kushtet e mungesës së ndonjë tjetër ftese të mundshme, Bamir Topi e ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Asambleja Kombëtare e FRD-së.
“Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh, ftesa që erdhi nga zoti Rama tre ditë më parë. Për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata”, u shpreh Topi.
Për të justifikuar pranimin e ftesës s Ei Ramës, Bamir Topi akuzoi me tone të ashpra PD-në dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i fajësuar për lënien jashtë Kuvendit të FRD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi sot edhe grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi dhe që përbëhet nga Gazmend Oketa dhe Sali Shehu.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY