SHBA, planifikuan akte terroriste, arrestohen dy gra në Nju Jork

SHBA, planifikuan akte terroriste, arrestohen dy gra në Nju Jork

59
0
Shares

Dy gra janë arrestuar në Nju Jork për dyshimin e një komploti për të kryer akte terroriste në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë të FBI-së kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer pas dyshimeve se ato po përpiqeshin të ndërtonin një mjet shpërthyes. Dy të arrestuarat janë shtetase amerikane dhe pretendojnë se janë “qytetare të Shtetit Islamik”, sipas dokumenteve të gjykatës.
Noelle Velentzas dhe Azi Siddiqui jetonin së bashku në Queens të Nju Jorkut. Velentzas kishte udhëzime për të ndërtuar një bombë artizanale, ndërsa Siddiqui kishte kontakte me anëtarë të organizatës terroriste, Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, gjithashtu Velentzas e cilësonte Osama Bin Laden si një hero, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se dy femrat, tashmë të arrestuara, kishin nisur përpjekjet e tyre për të ndërtuar një mjet shpërthyes të paktën që prej gushtit të vitit të kaluar.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ato nuk kishin plane konkrete për kryerjen e sulmeve, por dyshohet se një ndër synimet kryesore të tyre ishte një sulm në një prej shesheve më të mëdha të Manhattan-it.
Noelle Velentzas dhe Azi Siddiqui nëse shpallen fajtore rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY