Masa e sigurisë ndaj Mark Frrokut, Gjykata e Lartë përzgjedh 5 gjyqtarët

Masa e sigurisë ndaj Mark Frrokut, Gjykata e Lartë përzgjedh 5 gjyqtarët

79
0
Shares

Shorti i hedhur rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, në Gjykatën e Lartë, ka përzgjedhur 5 gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesën e prokurorisë për vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit Mark Frroku. Mësohet se relator i kolegjit penal do të jetë Artan Broci me anëtarët Ardian Nuni, Guxim Zeneli, Edmond Islami dhe Tom Ndreca.
Pritet që 5 gjyqtarët të caktojnë ditën dhe orën e shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë, e cila kërkon vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest e burg”.
Deputeti Frroku akuzohet për vrasje të kryer në Belgjikë ndërsa në Shqipëri për akuzën e “pastrimit të parave” dhe “refuzimit për të deklaruara pasurinë”.
Deputeti Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel si dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ndërsa Prokurroia e Përgjithshme shqiptare, kësaj akuze i ka shtuar së fundmi edhe kallëzim penal ndaj deputetit për katër vepra të tjera penale të “refuzim për deklarim pasurie”, “deklarim i rremë pasurie”, “fshehje pasurie” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”. 

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY