Banorë të fshatit Marinzë në Fier protestuan sot pas shpërthimit të puseve të naftës. Ata kërkojnë të verifikohen jo vetëm dëmet e fundit, por të gjitha dëmet që u janë shkaktuar në kohe të ndryshme nga aktiviteti i firmës së naftës “Bankers Petrolium”. Banorë pretendojnë për dëme të konsiderueshme në banesat e tyre, por që sipas deklarimeve të mëparshme të firmës, janë shkaktuar nga tërmetet dhe jo nga aktiviteti i tyre. Banorët këmbëngulin së gjithçka u është shkatërruar nga firma, ndaj kërkojnë të kompensohen. Shpërthimet më të fundit, ndodhën gjatë shpimeve që “Bankers Petrolium” po realizonte në Marinzë, dhe pse sipas Ministrisë së Mjedisit, aktiviteti i saj ishte pezulluar prej dy muajsh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/