Tiranë/ Vrasje e dyfishtë, xhaxhai vret nipin më pas veten

Tiranë/ Vrasje e dyfishtë, xhaxhai vret nipin më pas veten

82
0
Shares

Një vrasje e dyfishtë është shënuar në periferi të Tiranës. Nga të dhënat e para mësohet se xhaxhai ka vrarë nipin dhe më pas veten.
Policia ka identifikuar viktimat si Hasan dhe Besim Hoxha.
Vrasja është kryer në fshatin Vishnje komuna Bërzhitë në orët e para të mëngjesit.
Besim Hoxha, 65 vjeç ka vrarë me çifte nipin, Hasanin 20 vjeç. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës në kryeqytet, ku sipas bluzave të bardha ishte në gjendje të rëndë dhe për shkak të plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.  Më pas xhaxhai ka qëlluar dhe veten për vdekje.
Vrasja mendohet për motive pronësie. Xhaxhai dhe nipi kanë nisur një sherr verbal që ka degraduar në përdorim armësh, me të moshuarin që ka qëlluar të riun, por më pas edhe veten.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY