PD, kallëzim penal për Koço Kokëdhimën, shkeli 10 ligje dhe dy plane...

PD, kallëzim penal për Koço Kokëdhimën, shkeli 10 ligje dhe dy plane urbanistike

83
0
Shares

Partia Demokratike do të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima, për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, pushtim toke e dëmtim mjedisi, me sarajet e tij në Qeparo.
Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, mësohet se, Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit.
“Ndërtimi i Kokëdhimës është një monument paligjshmërie dhe abuzimi, shkelje brutale e një seri ligjesh, dhe lejohet çdo ditë nga Edi Rama, edhe pse është denoncuar publikisht nga mediat dhe nga opozita. Edi Rama ka shembur banesat e të pamundurve, ka nxjerrë në rrugë qindra e mijëra familje, ka lënë pa të vetmin burim jetesë ato që mbaheshin me një dyqan, dhe lejon 20 metra larg detit kompleksin luksoz turistik të Koço Kokëdhimës. Meqenëse kryeministri ka zgjedhur të mbrojë paligjshmërinë e Koços, këtë ngrehinë të madhe të abuzimit e nëpërkëmbjes së çdo norme, ne i jemi drejtuar sot prokurorisë me besimin se do të bëhet garant e zbatimit të ligjit. Pabarazia që thellon çdo ditë Edi Rama duke lejuar sarajet e beut të tij të jugut Kokëdhima, pabarazia që po arrin kulmin duke e i bërë miqtë e klientelën e tij të paprekshëm, po ndodh çdo ditë në sytë e qytetarëve, dhe nga qytetarët do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY